spot_img

Ky është vendi ku po qëndrojnë të akuzuarit e Gjykatës Speciale

spot_img

Gjykata Speciale, këtë javë edhe zyrtarisht ka nisur punën e saj. Tre ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tani ndodhen në Hagë si të akuzuar, një për krime lufte e dy të tjerë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës.

Salih Mustafa, Hysni Guacati dhe Nasim Haradinaj qëndrojnë në objektin e Paraburgimit që ndodhet në kompleksin e burgut “PI Haaglanden” në Hagë, raporton IndeksOnline.

Derisa dje u mbajt seanca e parë publike e Salih Mustafës, i akuzuar për krime lufte, sot para trupit gjykues ka dalë edhe Nasim Haradinaj, ndërsa të enjten, në seancë publike do të paraqitet edhe Hysni Guacati.

Aktakuza kundër Salih Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, në të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Salih Mustafën me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare.

Salih Mustafa
Hysni Gucati u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës. Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Hysni Gucati
Nasim Haradinaj u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës. Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Nasim Haradinaj
Mustafa, Guacati e Haradinaj do të jenë në paraburgim deri në një vendim tjetër të Gjykatës.

Personat e paraburgosur mbahen në objektin e paraburgimit i cili drejtohet dhe administrohet nga Njësia e Paraburgimit nën kompetencat e Administratorit të Dhomave të Specializuara.

Objekti i Paraburgimit
Objekti i paraburgimit drejtohet dhe administrohet në përputhje me kriteret madhore të trajtimit njerëzor dhe respektit për dinjitetin, sigurinë dhe mbrojtjen e njeriut./IndeksOnline/

NGJARJE TË TJERA

spot_img