Ky shtet në Europë vendos që njerëzit mos të mbajnë maska

Në kohën që shumë vende të botës e kanë kthyer në detyrim mbajtjen e maskave në vende publike, Holanda merr një vendim të kundërt. Qeveria holandeze vendosi që njerëzit që mos t’i mbajnë maskat në vendet publike, me arsyen se nuk është provuar efektiviteti i tyre, për të ndaluar përhapjen e Covid.

Vendimi u njoftua nga ministrja e Kujdesit Mjekësor, Tamara van Ark, pas një mbledhje të Institutit Kombëtar të Shëndetit. Qeveria në vend të kësaj do të kërkojë respektim më të mirë të rregullave të distancës fizike pas një rritje të rasteve të koronavirusit në vend këtë javë.

“Sepse nga këndvështrimi mjekësor nuk është dëshmuar efektiviteti i maskave, kabineti ka vendosur që nuk do të ketë asnjë detyrim kombëtar për të mbajtur maska”, tha Van Ark.

Ndërkohë shefi i Institutit u shpreh se mbajtja në mënyrë të gabuar të maskave, bashkë me mos respektimin e distancës, mund të rrisin rrezikun e transmetimit të virusit. “Ne mendojmë që nëse do të përdorni maska në vende publike, atëherë duhet të japësh trajnime për këtë”, tha Jaap van Dissel.

Maskat aktualisht në Holandë kërkohen vetën në transportin publik dhe në aeroporte.

- Reklamë nga Gjirafa -

Artikuj të ngjashëm

MOTISOT
Minutë pas minute

Republic of Kosovo
light intensity shower rain
16 ° C
16 °
16 °
87 %
1kmh
75 %
Wed
20 °
Thu
20 °
Fri
23 °
Sat
23 °
Sun
24 °

LAJMET E FUNDIT

Shpërthimi i fuqishëm në Bejrut, vdes politikani i njohur

Sekretari i përgjithshëm i partisë politike Kataeb, Nazar Najarian, është vrarë pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi ditën e sotme në Bejrut. Mediat e huaja...

Vjen reagimi edhe i Donald Trump pas shpërthimit në Bejrut

Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se shpërthimi shkatërrues që dërgoi valë shoku nëpër Bejrut dhe rajonin “duket si një sulm i tmerrshëm”, transmeton Anadolu...