spot_img

Ky shtet nis vaksinimin e kafshëve kundër Covid

spot_img

Rusia ka nisur vaksinimin e kafshëve kundër Covid, njoftuan zyrtarët vendas. Në mars të këtij viti Rusia regjistroi rastin e parë të Covid te kafshët. Disa rajone tani kanë filluar vaksinimet në klinikat veterinare, u tha mediave lokale vëzhguesi veterinar i Rusisë, Rosselkhoznadzor.

Interes për vaksinën Carnivak-Cov është treguar nga BE, Argjentina, Koreja e Jugut dhe Japonia. Ndërsa shkencëtarët thonë se aktualisht nuk ka prova që kafshët luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e sëmundjes tek njerëzit, infeksionet janë konfirmuar në specie të ndryshme në të gjithë botën.

Këto përfshijnë qen, mace, majmunë etje. Periudha e imunitetit pas vaksinimit me Carnivak-Cov vlerësohet të zgjasë gjashtë muaj.

Julia Melano, këshilltare e kreut të Rosselkhoznadzor, tha se klinikat po shihnin një rritje të kërkesave për vaksinim nga “mbarështuesit, pronarët e kafshëve shtëpiake që udhëtojnë shpesh dhe gjithashtu nga qytetarët, kafshët e të cilëve lëvizin lirshëm”.

Ndërkohë një tjetër vaksinë po zhvillohet nga kompania veterinare farmaceutike Zoetis. Covid-19 ka qenë një problem serioz për gjitarët gjysëm ujorë, të njohur për prodhimin e leshit. Vende të shumta kanë raportuar infektime të vizonëve në fermat e tyre, të cilët në disa raste janë sëmurë rëndë ose edhe kanë ngordhur.

NGJARJE TË TJERA

spot_img