spot_img

Lajcak me propozim të ri “franko-gjerman’, kërkon shtyrje të zgjedhjeve në Veri

spot_img

Emisari i Bashkimit Europian për bisedimet Kosovë -Serbi Miroslav Lajcak ka ardhur në rajon, fillimisht në Beograd e pastaj në Prishtinë, me një propozim të përditësuar të planit ‘franko- gjerman”, në të cilin me gjasë janë inkorporuar komentet që kanë dërguar palët, merr vesh Gazeta Express.

Po ashtu, sipas burimeve, sllovaku ka ardhur me kërkesën që të shtyhen zgjedhjet në komunat veriore të caktuara për datën 18 dhjetor që u shpallën për shkak se zyrtarët e Listës Srpska braktisën institucionet komunale dhe ato qendrore për shkak të vendimit të Qeverisë Kurti.

Sic merr vesh Gazeta Express, Lajcak ka sjellë në Kosovë që të shtyhen zgjedhjet komunale në Veri që të mund të bindet Lista Srpska të marrë pjesë në to.

Lajcak dje ka qëndruar në Beograd ku ka takuar Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Pas takime me të ka konfirmuar se kthimi i serbëve në institucione ka qenë temë e diskutimit.

“Në ë Beograd diskutova rrugën përpara të normalizimit të marrëdhënieve si vazhdim i takimeve të fundit të dialogut m Presidentin Vuçiq. Po ashtu kemi folur për cështjet aktuale , përfshirë kthikmin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës, udhërrëfyesin për energji dhe cështjen e personave të zhdukur”

Lajcak pas takimit me Kryeministrin Kurti në Prishtinë ka shkruar në mënyrë të përgjithësuar duke thënë se është disktuar situata në Veri dhe energjetika.

NGJARJE TË TJERA

spot_img