spot_img

Lajçak thotë se sulmi terrorist në veri nuk ishte aksidental

spot_img

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha të premten se sulmi ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator, ku mbet i vrarë polici, Afrim Bunjaku, nuk është aksidental.

Lajçak tha se nuk ishte aksidentale, por një çështje e rëndë dhe e qëllimshme e cila duhet të hetohet tërësisht.

“24 shtatori nuk ishte aksident. Ishte gjë e tmerrshme që ndodhi dhe duhet të hetohet siç duhet. Fakti është se shumë gjëra kanë ndryshuar dhe do të ketë ndikim në vazhdimin e dialogut në shumë aspekte por ka një gjë që nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë është se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi kërkon një marrëveshje, që nënkupton kompromis, që mund ta arrijmë vetëm përmes dialogut”, tha ai.

I pyetur se çfarë mund të ndryshohet, Lajçak theksoi se në rrethanat aktuale nuk është e drejtë që Kosova të jetë nën masa negative të BE-së dhe se një nga mundësitë ka të bëjë me sanksionet (ndaj Serbisë), të cilat ai do t’i mbështeste.

Duke i komentuar akuzat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se ai ia mban anën Serbisë në dialog, Lajçak tha se “kur dikujt nuk i pëlqen një mesazh, atëherë e sulmon atë që e ka sjellë mesazhin”.

“Dialogu vazhdon që nga viti 2011. Në ndërkohë, kanë ndryshuar qeveritë në Kosovë dhe Serbi, kanë ndryshuar edhe strukturat evropiane. Por, dialogu është e vetmja rrugë. Nuk ka të ardhme evropiane pa marrëdhënie të mira mes Kosovës dhe Serbisë, dhe atje nuk ka normalizim pa dialog”, shtoi ai.

Kjo, theksoi ai, është sfidë për të gjithë rajonin dhe jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën.

“Gjatë vizitës sime në Amerikë, u takova me të gjashtë presidentët nga Ballkani Perëndimor dhe të gjithë janë të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës”, nënvizoi ai.

NGJARJE TË TJERA

spot_img