Ditën e sotme, portali anglez ‘’The Daily Express’’, ka hedhur bombën e merkatos, ku sipas saj gjigandët e Mançester Junajtid është vënë në gjurmët e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla.
Mbrëmjen e sotme, Junajtid dhe Roma do të përballen për sfidën e parë të gjzsmëfinaleve të Ligës së Europës, teksa sytë e drejtuesve të ‘’djajve’’ do të jenë tek Kumbulla.
Mbrojtësi kuqezi po luan në sezonin e parë të tij me Romën, teksa shihet si një lojtar me potencial të madh për të ardhmen.