spot_img

Skuadra e njohur pas fitores sulmohet me armë nga kundërshtarët, ushtria i del në mbrojtje

spot_img

Një çmenduri e vërtetë ka ndodhur në Kongo, teksa ekipi i Mazembes është sulmuar me armë nga tifozët kundërshtar pas fitores minimale 0-1 kundër skuadrës Sanga Balende.

Ndeshja e luajtur ditën e djeshme, ishte mjaft e rëndësishme për Sanga Balenden pasi rrezikohej kualifikimi në Champions-in Afrikan, por disfata kundër Mazebes i ka tërbuar fansat vendas, të cilët kanë sulmuar me armë makinën ku udhëtonin futbollistët e ekipit kundërshtar.

Forcat ushtarake të vendit janë detyruar të dalin në mbrojtje të ekipit afrikan, teksa shihet në video si u kundërpërgjigjen me armë tifozëve të tërbuar të Sanga Balendes. Video ka bërë bujë në internet, dhe pritet një reagim i fortë pasi për sportin këto situata nuk janë aspak të hijshme, shkruan Panoramasport.al

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img