Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll (meshkujt) ka rënë për nëntë pozita në ranglistën e FIBA-s. Kosova në renditjen e re, të publikuar të hënën, renditet e 79-ta. Në renditjen e kaluar ishte e 70-ta. Gjatë verës, Kosova e luajti një ndeshje në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2025.
Humbi 105:71 nga Danimarka në udhëtim. Kosova ka përfunduar e fundit (3) në grup, pas Danimarkës dhe Norvegjisë.
Kishte një fitore e tri humbje. Këto humbje kanë bërë që të bie në renditje. SHBA-ja udhëheq ranglistën e FIBA-s, para Spanjës e Australisë. Argjentina është e katërta, ndërsa Franca e pesta. Shqipëria nuk ka lëvizur, ka mbetur e 99-ta.