Drejtori Ekzekutiv i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme 33 anëtarët e Parlamentit Evropian i kanë shkruar Kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe ministrit të Brendshëm të Gjermanisë, Horst Seehofer, rreth liberalizimit të vizave për Kosovën.
Shasha thekson se ky është shembull bashkëpunimi me miqtë e Kosovës, ku shembull mori eurodeputetet, Viola Von Cramon për të realizuar interesat e qytetarëve, e jo duke humbur kohë me mesazhet e kota në Twitter, njofton Klan Kosova.
Mes tjerash Shasha bën të ditur se për katër ditë do të hapet dritarja më e mirë gjashtë mujore për të siguruar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Postimi i plotë:
Dje, 33 anëtarët e Parlamentit Evropian nga 4 grupe më të mëdha parlamentare të Parlamentit Evropian i kanë shkruar Kancelares Merkel dhe Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë z. Seehofer që të sigurojnë se vendimmarrja për liberalizim të vizave për Kosovën të përfundohet brenda vitit 2020 në kuadër të Presidencës Gjermane.
Ky është shembulli se si duhet të bashkëpunojmë me miqtë e Kosovës sikur Eurodeputetja znj. Viola Von Cramon-Taubadel për të realizuar interesat e qytetarëve, e jo duke humbur kohë me mesazhet e kota nëpër Twitter që vetëm izolojnë Republikën e Kosovës edhe më tuje nga miqtë ndërkombëtar.
Për 4 ditë do hapet dritarja më e mirë gjashtë mujore për të siguruar liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës, qysh nga viti 2016. Në veçanti në këto gjashtë muaj, spektri politik në Kosovë duhet të tregoj vullnetin dhe përgjegjësinë politik për të siguruar përfundimin e izolimit të qytetarëve të Kosovës.
Po e humbëm mundësinë e liberalizimit vizave edhe në gjashtë muaj të ardhshëm të Presidencës Gjermane, liberalizimi i vizave do hyn me një stad të pa parashikueshëm. titutit EPIK, Demush Shasha, ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme 33 anëtarët e Parlamentit Evropian i kanë shkruar Kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe ministrit të Brendshëm të Gjermanisë, Horst Seehofer, rreth liberalizimit të vizave për Kosovën.
Shasha thekson se ky është shembull bashkëpunimi me miqtë e Kosovës, ku shembull mori eurodeputetet, Viola Von Cramon për të realizuar interesat e qytetarëve, e jo duke humbur kohë me mesazhet e kota në Twitter, njofton Klan Kosova.
Mes tjerash Shasha bën të ditur se për katër ditë do të hapet dritarja më e mirë gjashtë mujore për të siguruar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Postimi i plotë:
Dje, 33 anëtarët e Parlamentit Evropian nga 4 grupe më të mëdha parlamentare të Parlamentit Evropian i kanë shkruar Kancelares Merkel dhe Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë z. Seehofer që të sigurojnë se vendimmarrja për liberalizim të vizave për Kosovën të përfundohet brenda vitit 2020 në kuadër të Presidencës Gjermane.
Ky është shembulli se si duhet të bashkëpunojmë me miqtë e Kosovës sikur Eurodeputetja znj. Viola Von Cramon-Taubadel për të realizuar interesat e qytetarëve, e jo duke humbur kohë me mesazhet e kota nëpër Twitter që vetëm izolojnë Republikën e Kosovës edhe më tuje nga miqtë ndërkombëtar.
Për 4 ditë do hapet dritarja më e mirë gjashtë mujore për të siguruar liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës, qysh nga viti 2016. Në veçanti në këto gjashtë muaj, spektri politik në Kosovë duhet të tregoj vullnetin dhe përgjegjësinë politik për të siguruar përfundimin e izolimit të qytetarëve të Kosovës.
Po e humbëm mundësinë e liberalizimit vizave edhe në gjashtë muaj të ardhshëm të Presidencës Gjermane, liberalizimi i vizave do hyn me një stad të pa parashikueshëm.