spot_img

Lajmërohet Isa Mustafa: VV e ka kastruar shoqërinë civile, s’po i rrah as tenxheret më

spot_img

Vendi është duke hyrë në javën e pestë të grevës në arsim dhe në administratë publike.

Mbi 300 mijë nxënës të vendit kanë mbetur pa vijuar mësimet e rregullta, pikërisht për shkak të grevës në arsim ku kërkesa e Sindikatës së Bashkuar për Arsim në kuadër të mësimdhënësve është 100 euro shtesë deri në aprovimin e Ligjit për Pagat.

Pavarësisht këtyre grevave dhe bllokadave në administratë publike, Qeveria e Kosovës vazhdon të ketë të njëjtin qëndrim që këto kërkesa janë të paarsyeshme dhe se nuk do të plotësohen.

Lidhur me këtë, lajmi.net ka kontaktuar ish-kryeministrin e vendit, Isa Mustafa, i cili ka deklaruar se gjendja në arsim, me mosgatishmërinë e Qeverisë për të gjetur zgjidhje për pagat e mësimdhënësve flet më së miri për nivelin e degradimit jo vetëm qeverisës e institucional, por edhe të degradimit shoqëror të vendit.

“Gjendja në arsim, me mosgatishmërinë e Qeverisë për të gjetur zgjidhje për pagat e mësimdhënësve flet më së miri për nivelin e degradimit jo vetëm qeverisës e institucional por edhe të degradimit shoqëror të vendit tonë. Të mbahen peng e tekeve të Qeverise dhe të shumicës së Kuvendit dhe të Presidencës së kapur nga Kurti mbi 300 mijë nxënës – fëmijët tanë e të mos ketë asnjë reflektim dhe asnjë reagim të mirëfilltë flet se këtij populli i pëlqen qeveria që e dhunon, që e gënjen dhe që e manipulon. Flet se shoqëria civile është kastruar nga VV-ja, as tenxheret nuk po i rrahë, kurse opozita po e trajton këtë problem sa për sy e faqe”, tha Mustafa.

Sipas ish-liderit të LDK-së, Isa Mustafa, Qeveria edhe sikur të mos kishte para të mjaftueshme do të duhej të huazonte, në mënyrë që të fillojë mësimi.

“Jo se qeveria ka mjaftë para, edhe si rezultat i inflacionit shumë të lartë, për t’iu përgjigjur kërkesave të mësimdhënësve por edhe sikur të mos kishte do duhej të huazonte për të filluar mësimin. Situata e krijuar, për fat të keq, flet se vendit po i mungon një demokraci elementare, etika qeverisëse dhe përgjegjësia e institucioneve ndaj qytetarëve.

Mustafa theksoi se zgjidhje ka, por se duhet që përfaqësuesit e Qeverisë të mos shëtitën nëpër botë, derisa fëmijët bredhin rrugëve.

“Zgjidhje ka. Të ulen përfaqësuesit e Qeverisë ( të mos shëtitën nëpër botë kur fëmijët bredhin rrugëve) së bashku me përfaqësuesit e mësimdhënësve ( Sindikatat) dhe të mos ngriten nga tavolina pa filluar mësimi. Ose që ne prindërit e gjyshërit e fëmijëve, mbesave dhe nipave tonë, të vendosemi nëpër shkolla derisa të mos fillojë mësimi”,deklaroi ai.

Mustafa ka kujtuar edhe kohën e shkuar, kur gjatë okupimit serb institucionet e vendit kishin hapur shkollat në shtëpi private e ku kishin siguruar financa nga diaspora e qytetarët në Kosovë.

Ai tha se në kohën e shtetit të pavarur institucionet e kapura nga Lëvizja Vetëvendosje kanë bllokuar zgjidhjen.

“Në kohën e okupimit serb, Institucionet tona i hapën shkollat në shtëpi private dhe siguruan financimin nga diaspora e qytetarët në Kosovë. Në kohën e shtetit të pavarur institucionet e kapura nga VV kanë bllokuar zgjidhjen dhe askush nuk lëvizë për të filluar mësimi. Ky turp i yni është grusht i rëndë ndaj pavarësisë”,shtoi ai.

Duhet përkujtuar që derisa vendi po përballet me greva, rritje ekstreme të çmime, mosmiratim të Ligjit të Pagave, e ikje të shumta të mjekëve eQeveria e Kosovës vazhdon të mbajë të njëjtat qëndrime.

Madje së fundi është raportuar edhe për humbje të madhe të fondeve pensiononale të qytetarëve në kuadër të Trustit, e pavarësisht kësaj, partia drejtuese në vend vazhdon të kundërshtojë mundësinë e ndryshimit të Ligjit për tërheqjen e 30 përqind nga Trusti.

Derisa shumë lëvizje ka në kuadër të vendit, kryeministri i vendit, Albin Kurti, dje bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati kanë udhëtuar për në Japoni.

NGJARJE TË TJERA

spot_img