spot_img

LAJMI I FUNDIT: Arrin ekspertiza nga instituti i Zvicrës për rastin Dehari, tregon a ishte vetëvrasje

spot_img

Ka arritur në Prokurorinë Speciale në Kosovë ekspertiza shtesë e Institutit të Mjekësisë Ligjiore në Zvicër lidhur me rastin e vdekjes së aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari.

Kështu ka bërë të ditur avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, shkruan teve1.info

Në ekspertizën e publikuar nga Gashi thuhet se hiqen hipotezat se Dehari ka bërë vetëvrasje, por që në vdekjen e tij dyshohet se është përfshirë edhe një person tjetër.

“Ka arritur ekspertiza shtesë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës në lidhje me vrasjen e Astrit Deharit. Ekspertiza e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Lozanës në Zvicër e shtatorit të vitit 2019 ka eliminuar edhe hipotezën e vetëvrasjes së Astrit Deharit dhe kanë konstatuar se :“…Hipoteza e vetëvrasjes së z.Dehari Astrit me mjetet e paraqitura nga mjekët ligjor nuk duket e vërtetë. Për këtë arsye rrethanat e vdekjes së z.Dehari Astrit janë, sipas mendimit tonë, të përfshira me një dyshim të intervenimit të personit të tretë në procesin fatal…’”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Sipas Gashit, në aspektin juridiko-penal, kjo ekspertizë e konfirmon vrasjen.

Tutje, Gashi ka shtuar se u deshën mbi 5 vjet që kryeprokurori Aleksandër Lumezi dhe Blerim Isufaj të nxjerrin aktvendim për zhvillim të hetimeve.

“Gjuha e përdorur nga ekspertët e mjekësisë ligjore të Zvicrës është gjuhë shkencore dhe mjekesore. Në aspketin juridiko penal është konfirmim i VRASJES! Ne ende nuk e dijmë se çka është shkruar në ekspertizën shtesë të cilën e kemi pritur që nga tetori i vitit 2020, por jemi të sigurtë se ekspertiza shtesë do ta konfirmojë ekspertizën e shtatorit të vitit 2019. Për ta vërtetuar atë që të gjithë e dinin që Astrit Dehari është vrarë me 05.11.2016 në qendrën e paraburgimit në Prizren u deshën 1978 ditë 65 muaj dhe; 5 vite e 4 muaj që Aleksander Lumezi apo Blerim Isufaj të nxjerrin aktvendim për zhvillim të hetimeve për vrasjen e aktivistit të LËVIZJES VETEVENDOSJE Astrit Dehari i cili u vra për arsye politike dhe që të fillohet me arrestimin e vrasësve, shtytësve në vrasje, dhe atyre që e fshehën vrasjen deri në ditën e sotme”, ka shkruar avokati Gashi.

Astrit Dehari u gjend i vdekur në qendrën e paraburgimit në Prizren më 05 maj të vitit 2016. /Teve1.info/

NGJARJE TË TJERA

spot_img