Burime për Faxweb bëjnë me dije se këngëtarja Fjolla Morina pas arrestimit ditën e sotme dhe shoqërimit në ambientet e paraburgimit ka patur një përkeqësim të gjendjes shëndetësore.
Ajo është transportuar në spitalin e Kukësit për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.
Kujtojmë së këngëtarja ksovare u ndalua në pikën kufitare të Morinës, pasi në makinën e saj i është gjetur armë zjarri.
Policia bazuar edhe në informacionet e marra, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese shtetasen Fjolla Morina, 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë, e cila udhëtonte me shtetasit F.M., dhe F.S., banues në Kosovë e Belgjikë.
Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së shtetases F.M, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishek. Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistolet në dukje e dyshuar lodër cakmak.
Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve; F.M., 34 vjeçe, banues në Prishtinë, Kosovë, F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.