spot_img

LAJMI I FUNDIT: Tensione në delegacionin e Kosovës, Haradinaj kërkon mos të nënshkruhet marrëveshja

spot_img

Pak orë para se të nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, Gazeta Express mëson se ka tensione në kampin kosovar. Ramush Haradinaj dëshiron që të refuzohet marrëveshja, amerikanët paralajmërojnë sanksione ndaj tij.

Në Shtëpinë e Bardhë, nën survejimin e presidentit Donald Trumpit, sot pritet të nënshkruhet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Kur kanë mbetur rreth tri orë deri te takimi i Trumpit me kryeminisitrin Hoti (dhe presidentin serb, Aleksander Vuçiq), brenda delegacionit të Kosovës në Uashington, që po kryesohet nga kryeministri Avdullah Hoti ka tensione.

Gazeta Express mëson se kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, që është pjesë e koalicionit Qeverisë, po bën presion te kryeministri Hoti, që të mos e nënshkruaj marrëveshjen.

Marrëveshja, për të cilën janë tashmë janë dakorduar palët, sipas Haradinajt nuk duhet të nënshkruhet.

Amerikanët ndërkaq kanë paralajmëruar se kushdo që del kundër kësaj marrëveshjeje, do të ketë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër vetes.

]Ndërkaq kryeministri Hoti është i gatshëm të nënshkruaj marrëveshjen, për të cilën janë dakorduar në bisedimet e djeshme, që poashtu janë kryer në Shtëpinë e Bardhë.

Në takimet e djeshme, nga AAK’ja si pjesë e Qeverisë ka marrë pjesë ministri i Drejtësisë, Selim Selimi. Pjesë e delegacionit kosovar në Uashington është edhe kryediplomatja Meliza Haradinaj, që po ashtu përfaqëson edhe AAK’në.

Ndryshe, sot llogaritet të jetë e premte e madhe për Kosovën dhe Serbinë. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Presidenti Trump do të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes, e më pas do të takojë bashkë Vuciqin e Hotin, si përfaqësues të dy shteteve.

Emisari i Trumpit për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë ka shkruar në Tëitter se e djeshmja ka qenë ditë produktive dhe se është optimist për zhvillimet që do të ndodhin sot.

Kryeministri Hoti ka thënë dje pas diskutimeve që quan në dakordime, se nga Shtëpia e Bardhë nuk do të dalë një marrëveshje e keqe apo e dëmshme për Kosovën.

Marrëveshja Kosovë – Serbi prietet të nënshkruhet në orën 11:05, sipas kohës lokale në Uashington, që i bie të jetë ora 5 pasdite në Kosovë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img