Ndërron jetë në QKUK Naser Gashi, personi që u plagos sonte në Prishtinë
Shirita të sigurisë janë vendosur nga njësitet e policisë, të cilat dolën në vendngjarje sonte me të marrë informacionin për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Rrustem Hyseni”.
Raportohet që, si pasojë e një mosmarrëveshjeje, dy persona janë plagosur me armë zjarri.
Burime të IndeksOnline pohojnë se nga të shtënat kanë mbetur të plagosur Miftar Miftari dhe Naser Gashi.
Sipas burimeve të IndeksOnline, ky i fundit nuk iu ka bërë ballë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në QKUK.