Laura Fazliu vetëm një fitore e ndan nga medalja e bronztë olimpike.
Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Laura Fazliu (- 63 kg), ka treguar luftë të mirë në përballje me kanadezen Beauchemin-Pinard, duke triumfuar me ippon pas vazhdimeve.
Kjo ishte përballja e parë e repesazhit në luftë për medaljen e bronztë.
Laura siguroi finalen e repezashit në luftë për medalje të bronztë, një fitore është larg mrekullisë.
Duhet theksuar se Laura luftoi me mish e më shpirt, duke treguar kujdes dhe fitoi me ippon.