Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një deklratatë ka reaguar pasi Serbia nëpërmjet institucioneve të saja zyrtare, si dhe nacionalistë serbe nga rajoni dhe bota në të ashtuquajturin Këshill Gjithëserb, e mbarsun me ide imperialiste si ajo e botës serbe
, shpalli për të satën herë projektin e saj politik e kulturor për Serbinë e Madhe dhe qëllimet e saja historike për zhbërjen e Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, si ideatore e projektit politik për Kosovën e Pavarur, si vend i të gjithëve që jetojnë në të, demokratik dhe i lirë; si bartëse e qëllimeve historike politike e kombëtare të popullit të Kosovës, e sheh me shqetësim këtë tubim gjithëserb dhe konkluzionet e tij armiqësore ndaj Kosovës dhe rajonit”.