Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, është duke e shijuar lidhjen e dashurisë me Sara Hoxhën.
Dyshja janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Javë më parë, Ledri dhe Sara zbuluan se po bëhen prindër të një vajze.
Derisa janë në pritje të ëmbël, ata po i shijojnë pushimet në Mal të Zi dhe nga atje po ndajnë fotografi të ndryshme.
Para pak çastesh, Ledri ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram dhe dukej tejet i lumtur krah Sarës.
“Spo ma nin që s’po t’pelqen qysh ki dal @sarahoxha”, ka shkruar ai.