Leonora guxoi të eksperimentojë me dukjen.
Ndonëse jemi mësuar ta shohim pothuajse gjithmonë me dukje të njëjtë, Leonora Jakupi bëri një ndryshim, shkruan lajmi.net.
Ajo vendosi që të bëhet bjonde dhe këtë ndryshim e tregoi me anë të videove e fotografive të fundit në Instagram.
Këngëtarja u tha ‘lamtumirë’ flokëve me ngjyrë karamel, ndërsa ndryshimi i ri po i shkonte shumë asaj.
Artisten s’e kemi parë asnjëherë me një ndryshim të tillë në dukje, por po i shkonte shumë.
Ndryshe, Leonora ka kohë që nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri, por pritet të rikthehet së shpejti. /Lajmi.net/