Mësimdhënësi nga Vushtrria, Mentor Hajrizi përmes një letre publike drejtuar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, Ramush Haradinajt dhe ministrit të Arsimit z. Likaj ka kërkuar që të shkarkohet zëvendëskryeministri Driton Bardheci.
Hajrizi thotë se, i ka shqetësuar pa masë, emërimi i Bardhecit në pozitën e zëvendëskryeministrit.
Ai shkruan në lëtrën e tij se, me këtë vendim po mbyllët rruga drejt cilësisë në arsim.
“I riu, z. Bardheci, nuk ka ende njohuri të nevojshme. Pra, ai është njeri profan dhe nuk meriton pozitën që ka marrë”, shkruan Hajrizi përcjell gazeta “Bota sot”.
Letra e plotë:
Letër publike drejtuar kryeministrit, ish-kryeministrit dhe ministrit të Arsimit
Prishtinë, më 24 qershor 2020
I nderuar z. Hoti,
I nderuar z. Haradinaj,
I nderuar z. Likaj,
Nëpërmjet kësaj letre të hapur, dua të shpreh zemëratën time të thellë në lidhje me emërimin e Driton Bardhecit
Driton Bardheci, student në Fakultetin e Inxhinierisë̈ Mekanike në Universitetin e Prishtinës, është emëruar zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Vendimi për emërimin e Bardhecit na shqetësoi pa masë. Ky, sipas meje, është një vendim i paarsyeshëm dhe i papranueshëm për komunitetin e mësimdhënësve në Republikën e Kosovës.
Me vendimin që keni marrë dje, vlerësoj se mbyllët rrugën drejt cilësisë në arsim dhe sollët vendin në katandi. Ky vendim nuk është aspak i drejtë dhe për mua paraqet politizim të tejskajshëm.
I riu, z. Bardheci, nuk ka ende njohuri të nevojshme. Pra, ai është njeri profan dhe nuk meriton pozitën që ka marrë.
Në emrin tim personal dhe të kolegëve të mi mësimdhënës gjithandej, kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të të riut.
Do ta vlerësoja nëse ju do ta merrnit parasysh letrën time, në të kundërtën ne do të detyrohemi të veprojmë kundër një vendimi të tillë.
Duke ju falënderuar për kohën tuaj, mbetem i nderuar.
Çiltërisht,
MA. Mentor Hajrizi (mësimdhënës)