Sulmuesi polak, Robert Lewandowski është shprehur i ashpër me klubin e tij Bayern Munchen në një deklaratë për shtyp në grumbullimin me Kombëtaren e Polonisë.
Lewa ka thënë se epoka e tij te klubi gjerman ka përfunduar, edhe pse ka kontratë valide edhe një vit tjetër.
Lewandowski ndër tjerash ka theksuar se Bayerni nuk është klub serioz dhe se nuk dëshiron të luajë më në “Allianz Arena”.
“Epoka ime në Bayern ka mbaruar. Unë nuk shoh asnjë mundësi për të vazhduar të luaj më për këtë klub. Bayern nuk është një klub serioz. Unë nuk dua të luaj më atje. Një transferim është zgjidhja më e mirë. shpresoj të mos më ndalojnë”, deklaroi Lewandowski, citon SportBible.