Komisioni për Drejtat Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme (LIBE) të enjten ka miratuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha.
Kjo pikë kaloi me 47 vota pro, 8 kundër dhe katër abstenime.
“Siç është pritur me mbështetje pothuaj unanime edhe Komisioni për Drejtat Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme (LIBE) e miratoj liberalizimin e vizave për Kosovën. 47 vota ishin pro, 8 kundër dhe 4 abstenuan”, ka thënë Shasha.
Shasha ka theksuar se rruga është e hapur për votimin final të Rregullores 2018/1806 në seancën plenare me 18 prill 2023 dhe nënshkrimin ceremonial të liberalizimit të vizave për Kosovën.