spot_img

Lindon Emërllahu: Ndjenjë e papërshkrueshme të jesh pjesë e Kosovës, ekipi më ka pritur shumë mirë

spot_img

Kombëtarja e Kosovës sot paradite e ka mbajtur stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali para udhëtimit për në Belfast, për ndeshjen kundër Irlandës së Veriut, në kuadër të Ligës së Kombeve, që zhvillohet, të shtunën, në orën 18:00.

Rreth ftesës së Alain Giresses, ndjenjës për t’iu bashkuar ekipit kombëtar të Kosovës ka folur edhe mesfushori i Ballkanit, Lindon Emërllahu.

Ai e ka cilësuar “ndjenjë të papërshkrueshme” grumbullimin me “Dardanët”.

“Ftesa e Giresse ka qenë e pabesueshme për mua. Të jesh pjesë e Kombëtares është ndjenjë e papërshkrueshme. Shpresoj që edhe futbollistë tjerë të Superligës në të ardhmen të marrin ftesa nga Kombëtarja dhe ta përjetojnë këtë ndjenjë. Ekipi më ka pritur shumë mirë, është thjesht një ndjenjë e papërshkrueshme. Secili prej lojtarëve më është afruar, më ka përkrahur dhe më ka pritur jashtëzakonisht mirë. Gjatë këtyre ditëve jemi përgatitur mjaft mirë. Atmosfera është shumë e mirë në grup, si jashtë fushës, ashtu edhe brenda fushës dhe shpresoj në rezultat pozitiv”, ka thënë Emërllahu për faqen zyrtare të FFK-së.

Kombëtarja e Kosovës nesër në mëngjes udhëton në Belfast, ku do ta zhvillojë stërvitjen e fundit para ndeshjes së të shtunës.

NGJARJE TË TJERA

spot_img