Ismail Morina, i njohur më shumë si Ballist Morina është liruar nga hetimet plotësisht.
Gjykata e Apelit në Durrës vendosi lirimin e plotë për Morinën, i cili kishte dalë nga qelia pak muaj më parë por po hetohej në gjendje të lirë.
Ai nuk kishte shlyer 5 muaj burg për armëmbajtje pa leje dhe u arrestua nga policia e Kukësit, teksa po kthehej nga Kosova.
Ballist Morina u bë i njohur pasi ngriti dronin me flamurin shqiptar në Beograd.