spot_img

“Lista Serbe e kuptoi se referendumi s’do të kalonte, procesi mund të përsëritet pas një viti” – çfarë fshihet pas bojkotit për largimin e kryetarëve në veri?

spot_img

Në rast se dështon referendumi që pritet të mbahet më 21 prill në katër komunat veriore të Kosovës për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë, atëherë procesi i votimit sipas Udhëzimit Administrativ i propozuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, do përsëritet nga fillimi.

Kështu vlerëson ish-kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Mazllum Baraliu, kur u pyet nga Albanian Post për këtë çështje, pas paralajmërimit të Listës Serbe se s’do të marrë pjesë në referendum, derisa fajësuan kryeministrin kosovar, Albin Kurti, duke shtuar se janë planifikuar procedura të pamundura për largimin e kryetarëve.

“Procesi duhet të mbahet, por nëse nuk marrin pjesë 50 për qind plus një votues, dështon procesi i votimit dhe shtyhet afati sipas Udhëzimit Administrativ edhe pas një viti mund të përsëritet e njëjta iniciativë prej fillimit. Nëse del i suksesshëm shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme në frymën e ligjit”, ka shpjeguar ai.

Tutje, Baraliu ka theksuar se edhe më herët e kishte cilësuar “të pamundur dhe të kushtueshme” Udhëzimin Administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve që janë zgjedhur qe gati një vit.

“Ka pasur alternativa të tjera për të shkuar në zgjedhje dhe alternativa më të lehta, më efikase, më të thjeshta dhe pa pasoja. Njëra ndër to do të ishte përmes dorëheqjeve të kryetarëve aktualë të katër komunave”, theksoi Bajraliu.

Por, analisti politik serb nga Veriu, Branislav Krstic, thotë për AP se nuk është “i befasuar” me vendimin e Listës Serbe për bojkot, meqë thotë se kjo parti politike po e bën atë se për çfarë ishte krijuar.

Për të, Lista Serbe është një instrument përmes të cilit presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka kontrolluar dhe manipuluar serbët në 12 vitet e fundit.

“Ndoshta hoqën dorë sepse e kuptuan se referendumi nuk do të kalonte. Fillimisht ajo u bëri thirrje serbëve që të largohen nga institucionet e Kosovës, pastaj bojkotoi zgjedhjet dhe nuk u kthye në to. Së fundi, ajo mbështeti peticionin për shkarkimin e kryetarit dhe tani po heq dorë nga referendumi vendor. Populli nuk është i çmendur”, potencon ai.

Me thirrjen për bojkot të Listës Serbe, sipas ish-ministrit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, mund të vërtetohet nëse Lista Serbe e ka humbur ndikimin në Veri, pasi krimineli  Milan Radojiçiç i cili është edhe përgjegjësi i sulmit në Banjë të Zveçanit, më 24 shtator nuk gjendet më në Kosovë.

“Thirrja e tyre në bojkot tregon se çfarë rezultati do ketë, aty mund ta shohim se a i ka humbur apo jo fuqia. Lista Serbe dëshirojnë ta mbajnë gjendjen në Veri të tensionuar, por edhe për ta zhvilluar opozitarizmin dhe kundërshtimin në raport me institucionet e Kosovës. Kjo është një dëshmi e rolit dhe sjelljes të tyre destruktive”, potencoi Ferati për AP.

Ndryshe, pas paralajmërimit të Listës Serbe se s’do të marrë pjesë në referendumin që pritet të mbahet më 21 prill në katër komunat veriore të Kosovës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se i vjen keq që Lista Serbe nuk e përkrah votimin për shkarkimin e katër kryetarëve në Veri.

“Na vjen keq për deklaratën e Listës Serbe se ata do të tërhiqen nga pjesëmarrja në votimin për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore. Presim që Qeveria e Kosovës të jetë e ndjeshme ndaj shqetësimeve të qytetarëve të saj në veri të Kosovës gjatë gjithë këtij procesi.  Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë do të vazhdojnë ta ndjekin këtë proces nga afër”, thuhet në një përgjigje për mediat në Prishtinë.

Një ndër kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Evropian (BE) për largimin e sanksioneve ndaj Kosovës të vendosura në qershor për shkak të përshkallëzimit të situatës është shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe organizimi në mënyrë gjithëpërfshirëse në të gjitha katër komunat serbe në veri, kurse nga serbët kërkohet që të marrin pjesë pa kushte.

NGJARJE TË TJERA

spot_img