spot_img

Lista Serbe: Qëllimi ynë politik është largimi i Albin Kurtit nga pushteti

spot_img

Lista Serbe ka bërë të ditur se duan që ta largojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, nga pozita e tij.

Me anë të një njoftimi kanë deklaruar se kjo është në interesin e të gjithëve që kanë dëshirë të jetojnë në paqe.

“E vetmja gjë e vërtetë që tha ministri i frikësuar Xhelal Sveçla në deklaratën e tij është se Lista Serbe nuk bashkëpunon me qeverinë e Albin Kurtit, sepse punon kundër interesave të popullit serb dhe se qëllimi ynë politik është largimi i Albin Kurtit nga pushteti, i cili është në interesin tonë dhe në interesin e të gjithë atyre që duan të jetojnë në paqe në këtë zonë”, thuhet në njoftim.

Ata në kumtesën tyre i janë referuar edhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, për të cilin ka thënë se në deklaratën e tij të fundit ka thënë se dëshiron të shkaktojë konflikte që mund të kenë pasoja në mbarë botën.

“Prandaj ministri i Policisë nuk mund të pranojë se serbët në veri janë më të bashkuar se kurrë, nuk mund të pranojë se serbët janë të vendosur të mbijetojnë dhe të qëndrojnë përkundër kërcënimeve të tij, t’i besojnë kryesisë së Listës Serbe”, thuhet tutje në njoftim, transmeton KlanKosova.tv.

NGJARJE TË TJERA

spot_img