spot_img

Thaqi i Ballkanit në prag të sfidës me Klaksvik: Nuk jemi favorit por duam kualifikimin tutje, me Shkupin do të ishte ndeshje e fortë

spot_img

Ballkani do ta zhvillojë nesër (e enjte) njëren prej ndeshjeve më me rëndësi në histori të klubit.

Djelmoshat që drejtohen nga trajneri shqiptar, Ilir Daja do të kenë punë me Klasvikun në kuadër të rundit të tretë eliminator në Ligën e Konferencës.

Ndeshja në fjalë luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” nesër në mbrëmje, kurse ajo e kthimit pas një jave në Ishujt Faroe.

Një ditë para ndeshjes, futbollisti i Ballkanit, Armend Thaqi e ka komentuar ndeshjen në fjalë. Në një bisedë me FrontOnline, Thaqi ka thënë se do ta japin maksimumin në këtë sfidë.

May be an image of 8 people, people standing, people playing sports, outdoors and text

“Jemi të gatshëm në maksimum për këtë ndeshje dhe jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes pasi e dimë se çfarë mundësie na jep një rezultat i mirë”, ka thënë fillimisht Thaqi duke vazhduar:

“Nuk mendoj se jemi favorit pasi është rundi i tretë dhe të gjitha skuadrat janë konkuruese dhe të forta”.

Në lidhje me atmosferën në skuadër, ish-anëtari i Prishtinës thotë se është tejet e mirë.

“Atmosfera është shumë e mirë dhe jemi të gjithë me motiv të lartë”, tregoi ai.

Në rast të kualifikimit tutje dhe humbjes së Shkupit nga Shamrock Rovers në Ligën e Kampionëve, dy skuadrat shqiptare do të përballeshin mes vete në fazën “play-off”.

May be an image of 2 people, people standing, people playing sports and outdoors

Sa i përket kësaj, Thaqi thotë se ai dhe skuadra e tij e kanë tani për tani mendjen vetëm te Klasviku.

“Së pari duhet ta kalojmë këtë kundërshtar dhe pastaj të mendojmë për kundërshtarin e radhës. Normalisht se do të ishte ndeshje e fortë me Shkupin, por ajo është larg sepse kemi një ndeshje tjetër me rëndësi këtë rund”, nënvizoi Thaqi.

Për fund, ai e ka edhe një mesazh për tifozët e Ballkanit, “Xhebrailat”.

“Jemi skuadra e vetme nga Kosova në garat evropiane dhe nuk e përfaqësojmë vetëm Suharekën, por gjithë futbollin e Kosovës. Dhe për këtë, jemi të gatshëm që të bëjmë një ndeshje të madhe për t’u kualifikuar tutje”, përfundoi të mërkurën për FrontOnline Armend Thaqi.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img