Skuadra e LLapit ka arritur me sukses ta mbrojë epitetin e kampionit në Kupën e Kosovës.
Skuadra e Tahir Batatinës për të dytin vit radhazi e ka fituar trofeun e çmueshëm të Kupës së Kosovës për ta shënuar kështu një tjetër trofe në vitrinat e saj.
Këtë herë Llapi e ka mposhtur Dritën me rezultat 2:1 me golat e Riveras e Ramadanit ndërsa për gjilanasit realizoi namani.
Pas ndarjes së medaljeve, futbollistët e Llapit e kanë pranuar trofeun e Kupës nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi.