Llapi i Podujevës ka arkëtuar tre pikë domethënëse në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Llapjanët shënuan fitore me rezultat 3:0 ndaj Dukagjinit të Klinës, në takimin e javës së dytë të elitës së futbollit të Kosovës.
Dukagjini ka pësuar humbjen e dytë rresht.
Golat i shënuan Blakçori (68’) e Hyseni (78’) e Selimi (88’).
Llapi është në vend të pestë me 3 pikë dhe Dukagjini në të tetin pa pikë.