Presidenti Agim Ademi uron fillim të mbarë të edicionit: Kemi një rrugë të gjatë, por me përplot emocione

spot_img

Në fundjavë fillon kampionati i ri në Superligën e Kosovës në futboll, ku do të zhvillohen tri ndeshje: Trepça’89-Drita, Gjilani-Ferizaj dhe Dukagjini-Prishtina, teksa të dielën luhet ndeshja Drenica-Llapi.

Ballafaqimi ndërmjet Malishevës dhe Ballkanit do të luhet më vonë, pasi skuadra kampione është e angazhuar ende në garat evropiane.

Në prag të fillimit të këtij edicioni, presidenti Agim Ademi nëpërmjet një mesazhi ka uruar klubet dhe futbolldashësit për kampionatin e ri, me bindjen për garë korrekte dhe përplot emocion.

Mesazhi i plotë i presidentit Ademi:

Të nderuar!

Drejtues të klubeve, futbollistë, trajnerë, gjyqtarë, kontrollorë, vëzhgues, futbolldashës dhe gazetarë sportivë!

Këtë fundjavë nisim edicionin e ri të garave 2022/23. Përpara kemi një rrugë të gjatë, por me përplot emocione që sjellë loja e futbollit dhe ecuria e garës javë pas jave.

Katër skuadrat tona që na përfaqësuan në Evropë shfaqën vlerat në rritje të futbollit tonë. Suksesi i FC Ballkanit në Ligën e Konferencës, duke arritur në fazën e “play-off”-it, e dëshmon progresin që po e bën Superliga jonë nga viti në vit.

Po ashtu, edhe paraqitja e FC Drita ishte mbresëlënëse, teksa SC Gjilani e KF Llapi me lojërat e tyre dhuruan emocione të mëdha tek futbolldashësit tanë.

Sidoqoftë, nuk duhet të kënaqemi me kaq, pasi futbolli ynë i ka mundësitë për arritje edhe më të mëdha.

Tani po e nisim një tjetër kampionat me 10 ekipe elitare, ku secila prej tyre ka bërë përgatitjet e duhura për ta filluar sa më mirë këtë edicion, teksa një javë më pas fillon edhe gara në Ligën e Parë, që po ashtu po tregohet mjaft e fortë dhe tërheqëse.

FFK me të gjitha organet e saj i ka bërë përgatitjet e duhura për mbarëvajtje të kampionatit dhe për garë korrekte. Sistemi VAR është treguar shumë i suksesshëm dhe ka ulur ndjeshëm pakënaqësitë e klubeve dhe të dashamirëve të futbollit në vendimet e gjyqtarëve.

Për këtë arsye, FFK, sivjet e ka licencuar edhe grupin e dytë të gjyqtarëve dhe operatorëve për sistemin VAR, me qëllim të zbatimit të kësaj teknologjie edhe në Ligën e Parë. Gjithsesi, implementimi i saj do të varet nga mundësitë e operatorit televiziv për t’i mbuluar të gjitha ndeshjet e kësaj kategorie.

Jam i vetëdijshëm që kriza financiare nëpër të cilën po kalon e gjithë Evropa, si pasojë e agresionit të Rusisë në Ukrainë, nuk është periudhë aspak e lehtë as për sponsorët dhe donatorët e klubeve tona, por jam i bindur se me organizim dhe menaxhim të mirë klubet do të arrijnë ta përballojnë me sukses edhe këtë fazë.

FFK, si çdo herë, do të jetë afër klubeve, do t’i mbështesë ato në kërkesat e tyre drejtuar institucioneve qendrore e lokale për investime në infrastrukturë, por edhe do të vazhdojë t’i ndihmojë me aq mundësi sa ka dhe aq sa i lejohet, për t’u krijuar kushte sa më të mira për zhvillimin e aktivitetit.

Në fund, uroj të gjithë protagonistët e garës për një edicion të mbarë, të suksesshëm e me sa më shumë emocione. Le të punojmë të gjithë në frymën e korrektësisë që në fund të edicionit të nxjerrim kampion skuadrën meritore, ashtu sikurse edhe skuadrat që do të na përfaqësojnë në Evropë.

Suksese për të gjitha klubet, teksa për tifozët kam një lutje: Ejani sa më shumë në stadiume, përkrahni ekipet tuaja të zemrës dhe jepni jehonë garës.

Urime e na priftë e mbara!

#BashkëPërFutbollin.

Me respekt,

Agim Ademi, president i FFK-së

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img