spot_img

Lul Raka jep lajmin e shumëpritur rreth vaksinë kundër Covid-19

spot_img

Mikrobiologu Lul Raka tha se vaksina kundër Coronavirusi do të jetë gati në fund të vitit ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Raka në një intervistë për Ekonomia Online tha se me valën e dytë të Coronavirusit mund të përballemi në shtator.

Ai tha se edhe Kosova dhe vende të tjera të botës duhet të përgatitën, duke u furnizuar me respirator, shtretër dhe staf mjekësor.

“Aktualisht janë 100 projekte shkencore, ku disa prej kandidatëve kanë hyrë në fillim të korrikut në fazën e tretë dhe sipas tyre vaksina do të jetë gati në fund të vitit ose në fillim të vitit të ardhshëm”, shtoi ai.

“Pa u frikësuar dhe pa distancë sociale dhe pa kurrfarë ndalese do të dalim të lirë kur të zbulohet vaksina. Nëpër botë si në Brazil, Indi, Rusi kemi numër më të madh të rasteve. Edhe këto do të ballafaqohen dy muajt e ardhshëm me virusin”.

“Mbas dy tre muaj mund të kemi raste në shtator. Sa më i madh numri i njerëzve të prekur nga Coronavirusi aq më e dobët do të jetë vala e dytë eventuale që do të shfaqet me raste të reja në sezonin e ardhshëm”.

Raka theksoi se ka specialistë të mikrobiologjisë të papunë që tre vjet, e të cilët mund të hyjnë dhe të përgatiten për çdo rast eventual që mund të na vijë në sezonin e vjeshtës dhe dimrit.

“Edhe Kosova dhe pjesë të tjera të botës duhet të përgatiten të ballafaqohen me virusin duke u furnizuar me respirator, me shtretër me teste dhe me staf shëndetësor”.

“Ne kemi specialistë të mikrobiologjisë të papunë që tre vjet, ata mund të hyjnë dhe të përgatiten. Çdo rast që shfaqen në tetor duhet të jemi të gatshëm të ballafaqohemi me virusin dhe të mos kemi nevojë për masa izolimi”, shtoi Raka.

Sipas Rakës, nëse bashkatdhetarët kanë kujdes gjatë ardhjes dhe e kanë bërë testin, atëherë rreziku për tu prekur nga Coronaviursi është më i vogël.

Mirëpo ai tha se kjo varet edhe nga situata epidemiologjike nga shtetet që ata udhëtojnë, sepse një pjesë e tyre nuk i hapin kufijtë deri me 15 qershor.

“Kjo varet pre situatës epidemiologjikë nga shtete nga ata vijnë. Shumë shtete i kanë hapur kufijtë. Një pjesë e tyre deri me 15 qershor. Në momentin që i hapin kufijtë qofte me aeroplan dhe nëpërmjet rrugëve tokësore kanë për të kaluar kufijtë”.

“Disa prej tyre kërkojnë testin e Coronavirusit të cilët duhet ta bëjnë dhe duhet të ketë interval katër ditor kur mbërrijnë. Nëse kanë kujdes gjatë ardhjes dhe e kanë bërë testin rreziku për tu prekur me Coronavirus është më i vogël”, shtoi Raka.

NGJARJE TË TJERA

spot_img