spot_img

LVV-ja e qet Bajqinovcin në shesh për të mbledhur anëtarë të rinj

spot_img

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka dalë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë për të mbledhur nënshkrime nga qytetarët për t’u anëtarësuar në këtë parti, raporton Gazeta Express.

Bajqinovci është angazhuar fort në fushatën zgjedhore duke e mbështetur kandidatin e LVV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia. Ai shkroi në Facebook se “shumë qytetarë sot në sheshin “Nëna Terezë” u anëtarësuan në Lëvizjen Vetëvendosje”.

LVV-ja nuk arriti të fitonte pa balotazh në Prishtinë, në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Arben Vitia mori 42.5% të votave, duke siguruar vetëm një garë të dytë në balotazh kundër kandidatit të LDK-së, Përparim Ramës, i cili mori 29.2% të votave.

Gara e balotazhit do të mbahet më 14 nëntor.

NGJARJE TË TJERA

spot_img