Malisheva ka fituar 3-1 në udhëtim te Fushë Kosova në kuadër të javës së 29-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pas vetëm 13 minutash lojë, malishevasit kaluan në epërsi me golin e Rilind Hazirit, që shënoi nga një top i rikthyer prej goditjes së fuqishme të Drilon Hazrollajt nga gjuajtja e lirë.
Në minutën e 31-të, ishte një kombinim i bukur mes Hazrollajt dhe Hazirjat, por rrezikun e largoi mbrojtësi Kote.
Katër minuta më vonë, Fushë Kosova rrezikoi me anë të Islamit, por Velii ishte i vëmendshëm.
Pjesa e dytë nisi më mirë, pasi vendasit ia dolën të barazonin shifrat në 1-1 në minutën e 48-të.
Por, epërsinë e mysafirëve e riktheu Hazrollaj. Që shënoi në minutën e 54-të.
Fitoren e Malishevës e vulosi Ilir Mustafa, kur shënoi për 3-1 në minutën e 66-të.
Pas javës së 29-të, Malisheva vazhdon të jetë e katërta me 52 pikë, ndërsa Fushë Kosova po vazhdon të luftojë për mbijetesë, gjersa është në pozitën e nëntë me 20 pikë.