Shumë lehtë portieri i Paris Saint-Germanit, Gigio Donnarumma mund të ndërrojë skuadër.
Në garë për të ka hyrë Manchester City nga Premierliga. Ekipi anglez është në kërkim të një portieri të ri, për të zëvendësuar Edersonin, i cili është pranë transferimit në Arabinë Saudite.
Bisedimet e rinovimit me kampionët e Francës pritet të ndërpriten për momentin pas interesimit nga PremierLiga.
25-vjeçari ndodhet nën kontratë me PSG-në deri në 2026.
Donnarumma ishte ndër të paktët lojtarë të Kombëtares së Italisë që bëri mirë në Euro 2024, teksa me pritjet e tij i bëri më pak të dhimbshme disfatat e ekipit të Spallettit.