Duke filluar pasditja, një fundjavë me mot të paqëndrueshëm është para nesh. Parashikimi meteorologjik është që një ciklon i akumuluar në Alpet e Evropës ka filluar të zbres mbi Ballkanin Perëndimor dhe do mund të shkaktoj reshje të shumta të shiut dhe fatkeqësi natyrore.
Madje nga Enti Hidrometeorologjik nuk përjashtojnë skenarët e vërshimeve që mund të kaplojnë vendin tonë. Nga ky institucion thonë se moti i keq parashikohet të vazhdojë deri të martën, ku ditët më kritike sipas sinoptikanes Lençe Rizova, pritet të jenë e diela dhe e hëna pasi akumulimi i energjisë në atmosferë nga temperaturat e larta parashihet të shkarkohet pikërisht në këto dy ditë.
Moti do të jetë i paqëndrueshëm në disa pjesë të vendit me të reshura, të shumta, bubullima e vetëtima dhe erë të fuqishme. Do ketë kushte për paraqitje të fatkeqësive natyre si pasojë e reshjeve intensive të shiut si dhe kushte për paraqitje të breshrit. Më shumë kushte ka që sot në pjesën veriore dhe veri perëndimore të vendit si dhe dy ditët në vazhdim gjatë fundjavës nuk do ketë ndryshime, do të vazhdoj moti me të reshura të shumta dhe jo stabil – tha Lençe Rizova, Enti Hidrometeorologjik.
Pas paralajmërimeve Drejtoria e Mbrojtje dhe Shpëtimit ka nxjerr ekipet në terren. Ekipet e specializuara kontrollojnë pikat më kritike të shtretërve të lumenjve për të mos ardhur deri tek vërshimet katastrofike.
Duke ndjekur të gjitha ndodhitë në Gjermani dhe duke parë parashikimet e motit kemi ndërmarr veprime operative. Prej ditës së djeshme duke aktivizuar të gjitha ekipet dhe duke parë të gjitha pajisjet që kemi në dispozicion që të jemi të gatshëm nëse do të kemi nevojë që të dilet në terren. Ata do të ndjekin dhe do të më njoftojnë se ku mund të ketë dalje të lumenjve apo përkeqësim të shtratit të tyre dhe që të mund të intervenohet me të gjitha ekipet dhe operatorët që kemi nënshkruar në baza vjetore për veprime në rast të fatkeqësive apo katastrofave natyrore – tha Bekim Maksuti, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Autoritetet iu bëjnë thirrje qytetarëve që të evitojnë lëvizjet e panevojshme gjatë kësaj fundjave. Kërkohet që të rrinë sa më larg pikave kritike ku mund të ketë rrëshqitje të dheut, të prurjeve të ndryshme të ujit, të erërave të fuqishme dhe të goditjeve nga vetëtimat, të cilat mund të rrezikojnë jetën e tyre apo edhe tu shkaktohen dëme materiale.