spot_img

Mbi 180 të burgosur i drejtohen Presidentes që t’ua falë dënimet, vjet s’e fali asnjë

spot_img

Mbi 180 të dënuar për vepra të ndryshme penale, i janë drejtuar me kërkesa Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, që t’ua falë dënimet. Vjet, Presidentja s’e kishte falur asnjë të burgosur.

Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë deklaruar për Gazetën Express se 183 të dënuar kanë bërë kërkesë për falje të dënimit.

Zëdhënësi i SHKK’së, Florent Gashi, ka thënë se këto kërkesa janë bërë gjatë gjithë vitit.

“Nga fillimi i vitit 2022 e deri më tani kemi bërë grumbullimin e informacioneve për 183 të dënuar dhe kemi përcjellë për procedurë të mëtutjeshme. Të dënuarit që kanë bërë kërkesa për falje janë të dënuar për vepra të ndryshme penale”, ka deklaruar Gashi për Express.

Kërkesa për falje të dënimit të burgosurit kishin bërë edhe vjet, por asnjë prej tyre s’ishte falur nga Presidentja.

“Gjatë vitit 2021 kemi bërë grumbullimin e informacioneve për 104 të dënuar dhe kemi përcjellë për procedurë të mëtutjeshme në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë. Gjatë vitit 2021 nuk kemi pranuar asnjë Dekret për shpallje të faljes”, thuhet në përgjigje.

Aktualisht, numri i të burgosurve në të gjitha institucionet korrektuese është 1 mijë e 794 , ku 1 mijë e 104 prej tyre janë të dënuar e 690 të paraburgosur.

Nga falja përjashtohen të dënuar për vepra kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit të Kosovës.

Për falje kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë të dënuarit dhe këto aplikime shqyrtohen edhe nga një Komision për shqyrtimin e kërkesave për falje.

Megjithatë, presidentja ka të drejtën ekskluzive për marrjen e vendimit për falje apo jo.

Kush nga presidentët fali më shumë?

Fatmir Sejdiu ishte presidenti i parë i Kosovës pas shpalljes së pavarësisë që iu dha e drejta për të falur të burgosur.

Nga presidentët që deri më tani ka pasur Kosova, Sejdiu e shfrytëzoi më së shumti këtë të drejtë pasi fali 124 të burgosur brenda mandatit 1,690 ditësh.

Më pak fali presidentja Atifete Jahjaga me dekrete e lëshuara për 21 të burgosur për 1,827 ditë sa ishte në krye të shtetit.

Në anën tjetër, Vjosa Osmani, presidentja aktuale e Kosovës ende nuk e ka falur asnjë të burgosur.

Tradicionalisht, presidentët kanë shpallur dekrete për falje rreth datës së përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, 17 shkurtit.

Megjithatë, ish-presidenti Hashim Thaçi shpalli shpesh disa dekrete brenda vitit në data të ndryshme, duke përfshirë edhe datat afër fundvitit.

Një ditë para se të jepte dorëheqje, Thaçi kishte nxjerrë dekret për falje të dënimit ndaj pesë të burgosurve.

NGJARJE TË TJERA

spot_img