Rreth 20 qytetarë dyshohet se janë helmuar nga produktet e një furre në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur ditën e premte, thonë nga Policia e Kosovës.
“Prishtinë 16.08.2024 – 17:00. Rreth 20 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësor pasi të njëjtit dyshojnë se janë helmuar nga produktet e një furre. Njësia policore ka intervistuar pronarin e furrës si dhe me vendim të inspektorëve sanitarë furra është mbyllur deri në daljen e analizave”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, policia njofton se në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe në ditët në vijim do të intervistohen ankuesit.