spot_img

Mbi dy mijë raste të reja me kancer, ja cilat janë moshat më të atakuara !

spot_img

Vetëm gjatë vitit 2024 në Kosovë janë paraqitur rreth 2000 raste të reja të sëmundjeve malinje. Drejtori i Onkologjisë Ilir Kurtishi në një intervistë për Indeksonlinen thotë se gjatë këtij viti ka rritje të rasteve për 2 dy apo tre për qind. Përqindje kjo më e ulët e rasteve, krahasuar me tre-katër vjetët e kaluar, ku trendi i rritjes ishte mbi 10 për qind.

“Këtë vit deri në muajin dhjetor, i kemi regjistruar rreth 1950 raste dhe me përmbylljen e muajit dhjetor mund të kemi rreth 2150- 2200. Është numër i njëjtë me vitin e kaluar, ose pak më i lartë. Me dominim të sëmundjeve malinje të gjirit te femrat, mund të jetë diç më i lartë se një vit më parë. Raste të kancerit të gjirit te femrat mund të kemi diku 3 apo 5 për qind më shumë, mund të kalojë shifrën prej 450 femrave të viti të kaluar. Dhe me dominim të kancerit të mushkërive te burrat, me numër mbi 250-270 raste të reja në vit. Menjeherë pas këtyre dy patologjive, dominojnë sëmundjet e kancerit të zorrës së trashë. Ndërkaq te femrat pas patologjisë së zorrës së trashë, vjen patologjia e organeve gjenitale, kanceri i qafës së mitres, mitrës dhe vezorëve. Këto janë patologjitë më të shpeshta në Kosovë. Ndërsa është një trend i rritjes së sëmundjeve malinje, të lukthit dhe pankreasit”, ka thënë Kurtishi. .

Ndërsa shqetësuese sipas Kurtishit, mbetet tendenca e ngritjes së rasteve te moshat e reja, në stade të avansuara të sëmundjes.

“Ka tendencë të ngritjes tek moshat e reja. Por shqetësuese mbeten stadet e vansuara të sëmundjes te moshat e reja. Sidomos te femrat, nëse kanë kancer të gjirit apo organeve gjenitale dhe pse në total është numër më i vogël, por prapë kur janë moshat e reja, sëmundja është më agresive dhe ne po e gjejmë në stand të avancuar. Kjo paraqet problematikë nacionale, pasi që dhe kostoja e trajtimit është shumë e madhe dhe prognoza nuk është shumë e favorshme”, tha ai. .

Megjithatë sipas tij në Kosovë grupmoshat më të akakuara mbeten mosha 50 deri në 60 vjet.

“Në Kosovë tash e sa vjet dominom moshat 50 deri 60 vjet, janë grupmoshat më të atakuara. Por ajo që akoma vazhdon të jetë problematike, është mosha ndër 50 vjet me stande të avansuara të sëmundjes. Viteve të fundit po indentofikojmë përqindje më të madhe të rasteve me kancer në stade më të hershme, sidomos me kancer të gjirit. Më shumë se 53 për qind të kancerit të gjirit ne i identifikojmë në stadin 1 dhe 2 dhe 47 për qind në stadin 3, 4 dhe ky është një lajm i mirë. Kemi një situatë stabile sa i përket numrit të rasteve të reja dhe trajtimit të këtyre sëmundjeve. Shpresojmë që viteve tjera të kemi numër të njëjtë ose rritje të vogël dhe pse trendi i sëmundjeve malinje në krejtë botën është në ngritje”, tha Kurtishi. .

Kurtishi ka folur dhe për investimet e bëra në klinikën që ai udhëheq, duke pohuar se gjatë këtij viti ka ndodhur një faqe e re në Klinikën e Onkologjisë, sa i përket infrastrukturës, e cila është modernizuar.

NGJARJE TË TJERA

spot_img