spot_img

Mbledhja e jashtëzakonshme e Bordit të RTK-së për lajmin skandaloz: Do të ketë masa rigoroze konform ligjit

spot_img

Pas publikimit në televizionin publik të një artikulli nga një medium boshnjak në të cilin sulmohen mediat e Kosovës dhe pas shumë reagimeve, Bordi i RTK-së ka mbajtur një mbledhje. Aty është vendosur të formohet një “komision profesional për ta sqaruar situatën në detaje dhe për ta ndriçuar përgjegjësinë editoriale për këtë lëshim dhe do të merr masa rigoroze konform ligjit dhe akteve të brendshme të RTK-së”.

Në njoftimin që ka lëshuar Bordi pas përfundimit të mbledhjes thuhet se “Bordi i RTK-së e ka shqyrtuar me seriozitet publikimin e një artikulli kontraverz të hënën më 22 korrik 2024 në RTK, të marrë nga një medium boshnjak. Anëtarët e Bordit kanë shprehur shqetësimin e tyre mbi këtë lëshim të qartë dhe kanë kërkuar sqarime të detajuara nga menaxhmenti”.

Komunikata e plotë:

Bordi i RTK-së sot ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me trajtimin e një raportimi që ka ndodhur mbrëmë në RTK. Në takim janë ftuar u.d drejtoresha e përgjithshme e RTK-së, drejtori i kanaleve në gjuhën shqipe, u.d kryeredaktorja e RTK-së, udhëheqësja e Mediave Online të RTK-së dhe stafi përgjegjës editorial.

Bordi i RTK-së e ka shqyrtuar me seriozitet publikimin e një artikulli kontraverz të hënën më 22 korrik 2024 në RTK, të marrë nga një medium boshnjak. Anëtarët e Bordit kanë shprehur shqetësimin e tyre mbi këtë lëshim të qartë dhe kanë kërkuar sqarime të detajuara nga menaxhmenti.

Bordi shpreh keqardhje për publikimin e një artikulli ku janë apostrofuar mediat e Kosovës në mediumin boshnjak, ndonëse RTK në asnjë raportim nuk i ka përmendura ato. Kjo është theksuar nga stafi editorial gjatë takimit.

U.d drejtoresha ka informuar bordin që do të formojë një komision profesional për ta sqaruar situatën në detaje dhe për ta ndriçuar përgjegjësinë editoriale për këtë lëshim dhe do të merr masa rigoroze konform ligjit dhe akteve të brendshme të RTK-së.

NGJARJE TË TJERA

spot_img