Mbrëmë u mbyll edicioni 2023 i turneut “Prishtina Tournament”, që për disa ditë solli futbollin e rrugës në kryeqytet.
Njëri nga organizatorët e këtij evinimenti, Luli Berisha u shpreh ‘Një emocion i veçantë të shihja një shtrirje të tërësishme të ekipeve në të gjitha moshat dhe gjinitë. Falënderoj FFK-në, nën patronatin e së cilës u organizua ky event, Komunën e Prishtinës, partnerët e mi Getart Hyseni dhe Bajram Murturi, si dhe sponsorin komercial Golden Eagle.
I dhamë gjallëri dhe frymë sportive këtyre netëve verore në kryeqytet. Ishte një dëshmi e qartë sesi duhet organizuar një aktivitet i tillë pa promovimin e gjësendeve të këqija për rininë e vendit.
Pas një mori ditësh që pati ndeshje të shumta e garë të bukur, mbrëmë u shpallën edhe kampionët në shumë kategori. Ndërsa në finalen që mbylli tërë turneun fitues u shpall FC Martils pas fitores 6:2 kundër Tradita Tregtare”.
Në vazhdim gjeni edhe rezultatet komplete të natës finale:
Martils-Fitues i Turneut të futbollit “Prishtina 2023
Rezultatet finale të Turneut në futboll “Prishtina 2023”
U11:
Ramiz Sadiku-Urbano 2:0
U13:
Rilindja-Ramiz Sadiku 4:1
Dukagjini-Kosova VR/femrat/ 2:2/2:1/
Tradita Tregtare-Martils/seniorët/ 2:6
Çmimet për portier dhe lojtar më të dalluar.
U11:
Portier më i mirë
Anik maliqi / Ramiz Sadiku
Lojtari më mirë
Erlis Rexhepi /Ramiz Sadiku/
U13:Portieri më i mirë, Donart Beqiri/ Rilindja/
Lojtari më i mirë
Orik Abazi /Rilindja
Seniorët:
Jeton Rukofci
Potier më i dalluar
Ivan Shvaba
Medaljet dhe kupat i ndanë, Agim Ademi, kryetar i FFK-së, përparim Rama, kryetar i komunës së Prishtinës, Vjollca Krasniqi, anëtare e KE të FFK-së, Granit Rugova, drejtor i sportit të komunës së Prishtinës e përsonalitete të tjera.
Gjyqtarë:Milot Rexhepi, Nuhi Krasniqi, Adrian Rushiti.