spot_img

Me kallash në mes të rrugës plaçkitën para e armë, krejt çka ndodhi dje në rrugën Gjilan-Prishtinë

spot_img

Një automjet i një kompanie të sigurimeve që transportonte para të bankave, është sulmuar me armë zjarri të enjten në rrugën Gjilan-Prishtinë, raporton Express

Mesditën e së enjtes, në fshatin Parallovë të Gjilanit, katër persona kanë ndaluar një automjet të një kompanie sigurimesh, i cili po transportonte para.

Të dyshuarit kanë shtënë armën AK/47, ndërkaq kanë vjedhur nga automjeti një shumë parash dhe dy armë zjarri, pronë e kompanisë së sigurimit.

Pas kësaj, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Ata i kanë vënë zjarrin veturës së tyre të llojit Opel Zafira.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se prej armëve të cilat i kanë grabitur në automjetin e kompanisë së sigurimeve është gjetur 20 metra larg vendit të ngjarjes.

“Fsh. Parallovë, Gjilan, 18.11.2021 – 15:25. Është raportuar se katër persona të pa njohur duke përdorur armë zjarri të llojit AK/47, kanë grabitur një shumë parash dhe dy armë zjarri, pronë e një kompanie të sigurimit dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Të dyshuarit më pas i kanë vënë zjarrin veturës së tyre të llojit Opell Zafira. Njëra armë është gjetur 20metra larg vendit të ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar përderisa rasti vazhdon të hetohet në mënyrë intensive nga njësitet relevante të PK-së”, ka bërë të ditur policia./GazetaExpress/

NGJARJE TË TJERA

spot_img