spot_img

Me lot në sy flet nëna e të riut që qëlloi 4 besimtarë gjatë faljes në Xhami Ju lutemi kurojeni, është me depresion

spot_img

Nëna e Rudolf Nikollajt për Report Tv me lot në sy është shprehur se djali i saj është i sëmurë, që ka shfaqur shenja depresioni që pas largimit nga puna.

Nëna e Rudolf Nikollajt, i cili plagosi me thikë sot 5 persona te xhamia në Rrugën e Kavajës në Tiranë, ka folur sot për Report Tv dhe me lot në sy është shprehur se djali i saj është i sëmurë, që ka shfaqur shenja depresioni që pas largimit nga puna.

“Vetëm të më shërojnë djalin se nuk ka qenë kështu, e di unë se ca djali kam, ma hoqën nga puna, u largua nga shoqëria, nga familja, më shëroni djalin ju lutem, nuk e krahasoj me askënd. I lutem dhe imamit të xhamisë të bëjë lutje për fëmijën tim se është i pafajshëm, nuk është si e nxjerr TV. Djali ka qenë me ilaçe kohët e fundit, ju lutet ma shëroni, kohët e fundit është bërë ashtu. Ka gati 6 muaj që është ashtu”, tha nëna e Rudolfit.

Kujtojmë ditën e sotme Rudolf Nikollaj sulmoi me thikë disa persona në xhaminë ‘Dine Hoxha’ te rruga e Kavajës, ku kanë mbetur të plagosur 5 persona, 4 prej tyre besimtarë, teksa po faleshin. Report Tv ka mësuar të gjithë dinamikën e ngjarjes, ku mësohet se i riu i identifikuar Rudolf Nikollaj ka plagosur fillimisht punonjësin e picerisë, e më pas ka shkuar në xhaminë që ndodhet përballë rrugës duke sulmuar me thikë 4 besimtarë, fatmirësisht jashtë rrezikur për jetën.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img