Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla gjatë një vizite në Ukrainë, është takuar me shefin e inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kyrylo Budanov.
E për një takim të tillë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Dirzan Shala ka kërkuar na Prokuroria Speciale që të nis hetimet.
Shala në një postim në Facebook, ka shkruar se si ka mundësi që një ish-zyrtar i lartë i shtetit të Kosovës të takohet me shefin e inteligjencës së Ukrainës.
Ai ka thënë se nga pikëpamja e sigurisë, takime të tilla dëmtojnë sigurinë kombëtare të vendit.
Postimi i plotë:
Prokuroria Speciale duhet të nis hetimet !
Si ka mundësi që një ish-zyrtar i lartë i shtetit të Kosovës (në atë kohe në pozitën e ministrit të Jashtëm të Kosovës) takon dhe viziton shefin e inteligjencës së Ukrainës?
Pra pyetjet
1. Kush e autorizoi një ish-zyrtar shtetëror të takohet me shefin e Inteligjencës së një shteti tjetër me të cilin nuk kemi marrëdhënie shtetërore (ai nuk na njeh)?
2. Çfarë është biseduar me kreun e Inteligjencës në atë vend?
3. A e ka njoftuar ish-zyrtari i shtetit të Kosovës mekanizmin e sigurisë në Republikën e Kosovës (AKI) për një takim të tillë?
4. A është cenuar interesi i Kosovës me këtë takim?
Nga pikëpamja e sigurisë, takime të tilla dëmtojnë sigurinë kombëtare të vendit!