Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka paralajmëruar edhe një ndarje të Vetëvendosjes.
Madje në një replikë ndaj Rexhep Selimit, deputetit të kësaj të fundit, Krasniqi i PDK-së, i ka thënë atij që do ta kenë edhe një PSD, e që për këtë sipas Krasniqit, Selimi e din shumë mirë.
“Rexhë, PSD del prej Vetëvendosjes është brum i joti, mentaliteti i tillë, Vetëvendosjen e ka burim, e keni pas një PSD keni me pas një tjetër, e di që e din, t’i rujt zoti, mashallah që i ki të mirë, por ai mentalitet del veç prej Vetëvendosjes, nuk kam kurgjo kundër atyre, a jemi opozitë a çka e kemi dëshmu, ju keni ngarënd për pushtet, nëse jo ti, ata që ta udhëheqin partinë. Pra ne veç do ta vazhdojmë opozitarizmin kur të vjen momenti me rrëzu Qeverinë, juve nuk ju kishim rrëzu në atë kohë, ju ka rrëzu e ka nisë LDK, po mendoni që na duhet me ju ru juve a”, ka thënë Krasniqi.
Ky debat erdhi kur Krasniqi i tha Selimit se nuk mund të bashkëpunojnë PDK e VV pasi sipas tij, kjo e fundit duhet të reformohet, shkruan gazeta Infokus.
E Selimi i kishte thënë që nuk dëshirojnë bashkëpunim me PDK-në, por veç të mbajnë fjalën që e kanë dhënë sot në Kuvend që do të votojnë mocionin për rrëzimin e Qeverisë Hoti.
“Memli po ta përsëris kërkush nuk ka lyp bashkëpunim, qite nënshkrimin, se si t’kishim bashkëpunu me ju, nuk ishim ne në vend të parë e ju në të tretë, ju as pushtet as opozitë nuk jeni, e vërtetë akoma më tutje po bindem që ju jeni në luftë për vendin e tretë, me qenë tek ai mendimi im, vërtetë jeni si PSD, opozitë e rrejshme po rrezikoni të jeni më keq, nuk du bashkëpunim du nënshkrim, se kështu deklarove, nëse nuk do të jesh kundër Qeverisë, urdhëro bashkëpunoni”