Mërgimtarët që këtë verë erdhën në Kosovë po iu duhet të presin me orë të tëra për t’u kthyer në shtetet ku jetojnë.
Në përditësimin e fundit nga Ministria e Brendshme sërish pikat kufitare janë të ngarkuara.
Në pikëkalimin e Merdares zakonisht kolonat janë më të gjata ku aktualisht ka arritur deri në 1800 metra. Aty pritjet po shkojnë deri në katër orë.
Ndërkaq, te Dheu i Bardhë pritja shkon deri në 1 orë e gjysmë.