Bashkatdhetarët kanë nisur të kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë pasi kaluan disa ditë në Kosovë me rastin e festave të fundvitit.
Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar bën të ditur se kanë nisur kolonat dhe pritjet në vendkalimin kufitar Merdar, Dheu i Bardhë e Jarinjë.
QKMK njofton se në përditësimin e orës 09:23 pritje ka në dalje në pikën kufitare Merdar deri në 40 minuta.
Pritje ka edhe në vendkalimin Dheu i Bardhë deri në 40 minuta dhe në Jarinjë deri në 30 minuta.
Për tu njoftuar me gjendjen në pikat kufitare mund të klikoni këtu: