Janë mësuar kundërshtarët e skuadrave kosovare Llapit dhe Dritës në rast kalimi në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.
Skuadra gjilanase Drita ka kundërshtar në rrethin e dytë skuadrën islandeze Breidablik dhe kërkon të kaloj tutje.
Në rast se bardhekaltërtit nga Gjilani eliminojnë skuadrën islandeze do të përballen me fituesin e ndeshjes FK Auda vs Cliftonville.
Llapi që është eliminuar nga Liga e Evropës në rrethin e dytë takohet me skuadrën daneze Brondby.
Nëse Llapi eliminon gjigantin danez Brondby, atëherë në rrethin e tretë do të takohet me fituesin e ndeshjes Legia e Varshavës vs Caernarfon Town.