spot_img

Mësohen kush janë dy viktimat e vrasjes së dyfishtë në Gjilan

spot_img

Dy të vrarë dhe tre të plagosur në të shtëna në një kafiteri në Gjilan

Dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë zjarri në një kafiteri në qytetin e Gjilanit, në Kosovë, thanë autoritetet.

Policia tha se incidenti ndodhi të dielën rreth orës 12:32 në “Cafiteria 2000”. Viktimat janë identifikuar si Selami Hasani, 67 vjeç, dhe Abedin Hoxha, 68 vjeç.

Të plagosurit janë Naim Hoxha, 41 vjeç, Edmond Hasani dhe Bujar Hoxha, 41 vjeç – ky i fundit u dërgua me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Sipas burimeve policore, janë shpallur në kërkim tre persona: Mefail Shkodra dhe djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra, të cilët dyshohen për përfshirje në incident, shkruan Sinjali.

Njësitet policore po vijojnë kërkimet dhe hetimet për të sqaruar motivin dhe rrethanat e ngjarjes.

NGJARJE TË TJERA

spot_img