spot_img

Mësohet i dyshuari për plagosjen në Fushë Kosovë, ndodhet në arrati

spot_img

Sonte u raportua për të shtënat me armë zjarri në Fushë Kosovë, në afërsi të një marketi në rrugën “Bedri Pejani”, është plagosur një person. I lënduari është dërguar në QKUK, kurse i dyshuari ndodhet në arrati.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që po dyshohet se është i përfshirë në këtë rast është Fitim Binakaj, 25-vjeçar.

Ndërsa personi i plagosur është rreth 30-vjeçar dhe bëhet fjalë për Adam Ott, shtetas i huaj.

Lajmin për incidentin ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Bedri Pejani” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarje. Në këtë rast, nga arma e zjarrit lëndime trupore ka pësuar një person dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit.”

Sipas informacioneve të para, viktima është qëlluar nga një veturë në lëvizje, ku ndodheshin personat e përfshirë në rast.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije për Sinjalin se vetura e dyshuar është gjetur e braktisur në lagjen Emshir në Prishtinë.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

NGJARJE TË TJERA

spot_img