Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se mbrëmë është dërguar në emergjencë një fëmijë pa shenja jete.
Prokurori ka vendosur që trupi i pajetë u dorëzohet familjarëve.
SuharekaExpress mëson se rasi ka ndodhur në fshatin Bllacë, në familjen Bajraktari dhe se fëmija dy vjeçar ka humbur jeten aksientalisht duke luajtur në oborrin e shtëpisë, pasi dyshohet se ka rënë në një kofe të mbushur me uj.
Njoftimi i plotë:
“VDEKJE AKSIDENTALE- Suharekë / 31.08.2024-19:45. Viktima femër kosovare fëmijë, ka humbur jetën aksidentalisht. Viktima është dërguar në emergjencë, por mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u dorëzohet familjarëve.