spot_img

Mësoni ekipet që kaluan në fazën e dytë në CHL, AC Milan shkëlqen, Parisi mposht Juventusin

spot_img

Pas përfundimit të ndeshjeve të sotme i ka ardhur fundi edhe fazës së grupeve për këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

Tanimë janë mësuar emrat e 16 skuadrave që janë kualifikuar në fazën e 1/8-tës së finales në ligën më prestigjioze evropiane të klubeve.

Milani e ka siguruar zyrtarisht kualifikimin në fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve falë fitores 4:0 ndaj Salzburgut.

Olivier Giroud kontribuoi me dy gola në minutat 14 dhe 57-të në takimin e zhvilluar në stadiumin “San Siro”. Me nga një gol për “Rossonerët” kontribuuan edhe Kruniq në minutën e 46-të dhe Messias në minutën e dytë shtesë të ballafaqimit. Me këtë fitore, Milani siguron kalimin tutje nga vendi i dytë në Grupin E.

Nga po i njëjti grup, Chelsea pas fitores 2:1 kundër Dinamo Zagrebit kalon tutje si lider nga pozita e parë. Sterling dhe Zakaria shënuan për “Blutë” në minutat 18-të dhe 30-të. Për kroatët shënoi Petkoviq në minutën e shtatë.

Paris Saint-Germaini e ka fituar ndeshjen kundër Juventusit 1:2 në “Allianz Stadium” dhe kësisoj është kualifikuar në fazën “nokaut” nga pozita e dytë, ngase Benfica fitoi 1:6 te Maccabi Haifa dhe me goldallim më të mirë është fitues i grupit.

Kylian Mbappe në minutën e 13-të dhe Mendes në minutën e 69-të ishin golashënuesit e parisienëve. Bonucci shënoi golin e vetëm për “Zonjën e Vjetër”.

Befasi është mungesa e Barcelonës që për herë të dytë me radhë nuk mund të sigurojë kalimin e grupit, duke vazhduar garat në Ligën e Evropës.

Juventusi dhe Atletico Madridi janë gjithashtu dy skuadrat tjera të mëdha në futbollin evropian që nuk kanë arritur të sigurojnë plasmanin tutje.

KËTO JANË TË GJITHA SKUADRAT QË JANË KUALIFIKUAR TUTJE:

Grupi A: NAPOLI – LIVERPOOLI

Grupi B: PORTO – CLUB BRUGGE

Grupi C: BAYERN MUNICH – INTER

Grupi D: TOTTENHAM HOTSPUR – EINTRACHT FRANKFURT

Grupi E: CHELSEA – MILAN

Grupi F: REAL MADRID – LEIPZIG

Grupi G: MANCHESTER CITY – DORTMUND

Grupit H: PARIS SAINT-GERMAIN – BENFICA.

NGJARJE TË TJERA

spot_img